Siguria në Kosovë, Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s në Bruksel

PRISHTINË, 5 dhjetor/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani është u sot në Bruksel me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus.
Në këtë takim u diskutua mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë, shkruan Osmani në Facebook.
“Sot në NATO, në diskutime me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”.
Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit” në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë.
Takimi i Presidentes Osmani me zyrtarin e NATO-s, Tom Goffus 1 nga 2/Kosovapress/