E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes ben bilancin e 2010-es asgjesimi i municioneve prioritet

Tirane 7 janar 2011 NOA- Zevendes ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia doli sot ne nje konference per shtyp ku informoi opinionin publik mbi punen e bere gjate vitit 2010 si dhe objektivat kryesore dhe synimet qe kjo Ministri i ka vene vetes.

Nder prioritetet e punes se kesaj ministrie eshte asgjesimi i municioneve te teperta.

I konsideruar si nje nder objektivat kryesore te qeverise asgjesimi i municioneve ka hyre prej kohesh ne rrugen e duhur e cila po gjen zbatim nga ana e perfaqesuesve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura deklaroi Spahia para medieve.

Nder masat e marra per kete proces ai theksoi ngritjen e Bordit te Asgjesimit te Municioneve te Teperta ne Forcat e Armatosura miratimin e Planit i Veprimit per asgjesimin e gjithe sasise se municioneve te teperta brenda vitit 2013.

Me tej Spahia deklaroi se i gjithe procesi i demilitarizimit te municioneve realizohet ne uzina ushtarake poligone te miratuara me ligj dhe nga personel i kualifikuar dhe certifikuar.

Nderkohe gjate mbledhjes se Bordit Drejtues te Asgjesimit te Municioneve te mbajtur diten e djeshme Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se nga ana e kesaj ministrie jane permbushur objektivat dhe jane tejkaluar ato.

Detyra jone eshte qe deri ne vitin 2013 te njoftojme qytetaret shqiptare se nuk kemi me municione te teperta. shte nje detyre dhe nje angazhim i madh. Do te kembengul edhe nje here qe ceshtja e sigurise teknike eshte ceshtja e pare e padiskutueshme. Kembengulja juaj qe siguria te jete e para beri te mundur qe te mbajme ritmin dhe njekohesisht te kemi siguri maksimale u shpreh Imami gjate fjales se tij.

Ministri i Mbrojtjes ne perfundim falenderoi bashkepunetoret dhe aleatet e ketij procesi.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›