E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto pershendet njohjen e Kosoves nga Katari premton mbeshtetje ne KiE

Tirane 7 janar 2011 NOA- Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne konferencen e pare per vitin 2011 pershendeti njohjen e pavaresise se Kosoves nga shteti i Katarit.

Une besoj se njohje te reja do te vazhdojne dhe kjo do te jete pergjigja me e merituar ndaj ketij raporti dhe ndaj fushates kunder Kosoves dhe procesit te njohjeve te reja u shpreh Haxhinasto.

Lidhur me mbledhjen e Asamblese se Keshillit te Evropes ku do te shqyrtohet raporti i Dick Martit ai tha se ne kete mbledhje Republika e Shqiperise ka ofruar te gjithe gatishmerine e mundshme ne mbrojtje te ceshtjes se Kosoves.

Ne do te vazhdojme ta beje kete gje edhe ne te ardhmen me institucionet nderkombetare qe lidhen me hetimin e pretendimeve plotesisht te pabaza te ngritura ne raport ne menyre qe te hetohet perseri dhe ti jepet pergjigje perfundimtare te gjitha ketyre pretendimeve te paqendrueshme deklaroi Haxhinasto.

Lidhur me raportin e komisionerit Dick Marti Ministri i Jashrtem theksoi se ky raport mund te vonoje pak procesin e njohjeve por ne asnje menyre nuk mund ta pengoje ate.

Bashkepunimin e PS-PD per raportin e Dik Martin e cilesoi si nje bashkepunim qe do te ndodhe ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit.

Parlamenti shqiptar ka filluar punen e tij per te pergatitur pjesemarrjen ne Asamblese se Pergjithshme te Keshillit te Evropes te dates 25 janar. Mendoj se ky bashkepunim do te jete i frytshem pasi ketu kemi te bejme me nje ceshtje qe del pertej interesave partiake perfundoi Haxhinasto.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›