Ministria e Mbrojtjes festë për fëmijët e komandove
Ministria e Mbrojtjes dhe Qëndra Kulturore e Ushtrisë, me rastin e festave të fundvitit, organizuan një koncert festiv me fëmijët e trupave shqiptare në Afganistanin dhe Çad. Oketa siguroi femijet se ka folur ne telefon me prinderit e tyre
TIRANE- Ministria e Mbrojtjes dhe Qëndra Kulturore e Ushtrisë, me rastin e festave të fundvitit, organizuan sot në Qëndrën Kulturore të Forcave të Armatosura, një koncert festiv me fëmijët e trupave shqiptare në Afganistanin dhe Çad.
I pranishëm në festë ishte dhe Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa i cili në mbajti dhe një fjalë përshëndetëse.
“Doja t'u përshëndesja ju, nënat tuaja, baballarët, gjyshet, gjyshërit, t’iu uroja të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri, por më e rëndësishmja është se këtë festë ju sot e keni dhuratë nga prindërit tuaj.”
“Unë kam folur në telefon me ta, janë të gjithë shumë mirë, si ata që janë në Afganistan, në Çad, në Gjeorgji, në Bosnje, ju përqafojnë, ju puthin fort dhe janë ata të cilët na kërkuan që t'u organizojmë këtë festë”, u shpreh Oketa.
Koncerti vijoi me këngë dhe valle nga fëmijët e Qëndrës Kulturore të Tiranës dhe më pas, Babagjyshi i Vitit të Ri shpërndau 143 pako me dhurata për fëmijët, për të kontribuar sado pak në gëzimin dhe atmosferën që zotëron në këto ditë festive.
Aktualisht në Afganistan janë 112 trupa komando dhe 22 shtesë, ndërsa ne Çad veprojnë 62 trupa komando.
(d.b/BalkanWeb)