PSD, Gjinushi: Ligji për Prokurorinë, fitore e opozitës
Kreu i socialdemojrateve, Skënder Gjinushi e cilesoi votimin dje në parlament të Ligjit të Prokurorisë, një fitore të opozitës që ndali antireformën e mazhorancës. Me votimin e djeshëm sipas Gjinushit, këto perpjekje dështuan
TIRANE-Kreu i PSD, Skender Gjinushi e cilesoi votimin dje ne parlament te ligjit “Për prokurorine” si nje fitore te opozites që ndali antireformen e mazhorancës.
“Projektligji i djeshëm është një dështim në përpjekjet e shumicës për të bërë reformë në drejtësi, por është një fitore e opozitës për të ndaluar antireformat, pra dhe siç dihet opozita nuk mund të detyrojë shumicën për të bërë reformë, por ka fuqinë për ta penguar që ajo të kryejë antireforma në dëm të institucioneve të pavarura”.
Sipas Gjinushit, ligji i ri është një ligj organik, dhe është ai që përcakton se si emërohen e shkarkohen prokurorët, “të cilët mund të shkarkohen vetëm për shkak të detyrës, dhe jo për motive e lojra politike të mazhorancës së sotme”.
“Pas miratimit të këtij projektligji, Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të zëvendësohet nga Ministrinë e Drejtësisë dhe prokurorët tashmë përgjigjen vetëm para ligjit e Kushtetutës”.
Me këtë rast PSD përshëndeti organizmat ndërkombëtare, që sipas tij kontribuan për këtë ligj, veçanërisht ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit.
Ligji "Per Prokurorine" u miratua dje ne Kuvend me 116 vota pro. Para miratimit te ligjit ne Kuvend, disa dite radhazi ia u kontestua nga Shoqata e Prokuroreve per disa nene qe sipas tyre nuk garantonin mbrojtjen ligjore te prokuroreve.
(d.b/BalkanWeb)