E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit jepurdhera qe mbeten ne leter

Vete ministria e Mjedisit e ka konsideruar ne raportet e saj alarmante situaten me ndotjen ne lumin e Gjanices duke propozuar edhe masa konkrete. Keshtu ministria ka dhene urdher per ndalimin e shkarkimeve te naftes ne det dhe plazhin e Semanit ose duhet te behen menjehere rinovime te teknologjise se pergatitjes se naftes per transport dhe teknologjise se perpunimit te saj. Ministria ka sugjeruar pastrimin dhe kompletimin e seperatoreve ekzistues te naftes ne impiantin e dekantimit Marinez Usoje Visoke dhe KPTHN Ballsh. Sipas ministrise se mjedisit procesi i grumbullimit dhe pergatitjes per transport te naftes te kalohet nga skema e hapur ne skemen e mbyllur si rruge e vetme per parandalimin dhe eleminimin e ndotjes se ajrit ujit dhe tokes ne kete aktivitet te rendesishem. Sipas ministrise projekti i injektimit te ujrave qe dalin nga procesi i dekantimit te jete proces i vazhdueshem per 24 ore ne dite dhe jo periodik. Ministria ka kerkuar ndertimin e nje seperatori te ri ne dekantimin Visko dhe Marinez dhe shume masa te tjera. Por duket se gjithcka ka thene ministria e Mjedisit ka mbetur vetem ne leter dhe pa u zbatuar asgje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›