Ministria e Mjedisit, raport për ndotjen e bregdetit
Në raport vlerësohet se rreth 90 për qind e ujërave bregdetare janë në përputhje me normat e lejuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Programit për Mjedisin të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm rreth 10 % e tyre nuk janë në përputhje me këto norma.
Sipas raportit, plazhet me cilësinë më të mirë të ujërave të larjes janë plazhet e Dhërmiut, Himarës, Borshit, Velipojës dhe Shëngjinit dhe brenda normave të rekomanduara zona e Jonufrit dhe e Radhimës.
Kampionimi është kryer në 71 stacione që përfshinë zonat më të frekuentuara gjatë gjithë sezonit të plazhit në gjithë bregdetin shqiptar.
Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare janë shkarkimet e ujërave të zeza si dhe numri i madh i vetë pushuesve.
Gjatë viteve të fundit, me fondet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të qeverisë shqiptare janë planifikuar dhe janë në ndërtim, veprat e trajtimit të ujërave të përdorura në qytetet kryesore bregdetare të Shqipërisë, si në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Kavajë, Sarandë dhe Pogradec.
Specialistë të monitorimit të ujërave bregdetare do të vijojnë të kryejnë aktivitetin e tyre nëpërmjet programeve të posaçme për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.