E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, flakët djegin masive me ullinj dhe qershi

Fundjava ka rezultuar fatale per pemet ne Qarkun e Elbasanit. Një zjarr i rënë pasditen e djeshme në fshatin Përparim të Peqinit shkrumboi 2 hektarë me qershi. Nga flaket nuk shpetoi edhe një segment i shkurtër i linjës hekurudhore 

ELBASAN - Gjatë 24 orëve të fundit, në Qarkun e Elbasanit u shënuan disa vatra të reja zjarresh. Burime policore pohojnë se në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës u përfshi nga flakët fusha e grumbullimit të plehrave që ndodhet në periferi të qytetit të Librazhdit. Si pasojë e djegies së mbeturinave janë krijuar re të dendura tymi, të cilat kanë shkaktuar një ndotje të padurueshme në zonën e banuar që ndodhet jo shumë larg fushës së grumbullimit të mbeturinave të qytetit të Librazhdit. Përgjatë gjithë natës zjarrfikësit kanë punuar për izolimin e flakëve. Sipas banorëve, kjo vatër zjarri shkaktoi një ndotje masive të të gjithë zonës. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e zjarrvënësve. Po të shtunën, një segment i shkurtër i linjës hekurudhore që lidh stacionin e Peqinit me atë të Elbasanit, është dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Shërbimi i mirëmbajtjes së linjave hekurudhore i ka riparuar traversat e dëmtuara gjatë paradites së djeshme, duke siguruar normalitetin në qarkullimin e trenave. Një zjarr i rënë pasditen e djeshme në fshatin Përparim të Peqinit shkrumboi 2 hektarë me qershi. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe për orë të tëra kanë vazhduar punën për izolimin e flakëve dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Ndërkohë, dje rreth orës 17:00, flakët përpinë masivet me ullinj në fshatin Belsh të Elbasanit. Për pasojë u dogjën nga zjarri 150 rrënjë ullinj. Policia dhe zjarrfikësit në bashkëpunim me banorët mundësuan shuarjen e vatrës pas disa orësh.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›