Ministria e Punës mbledh donatorët për mbështetjen e strategjive
Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka kërkuar mbështetjen e donatorëve për realizimin e disa projekteve në punësim, mbrojtje sociale, emigracion, etj. Në një takim të organizuar sot, me përfaqësues të KE, BE, OKB, UNICEF, UNFPA, British Consil, Austria Corporation etj, të cilët kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin me asistencë teknike dhe financiare qeverinë shqiptare, zv/ministri i Punës Katriot Sulka, prezantoi strategjitë afatmesme në disa fusha, duke u përqendruar në objektivat e përcaktuara dhe rrugët e parashikuara për realizmin e tyre. Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në vazhdimësi me donatorët, por u shpreh se “është e rëndësishme që mbështetja e donatorëve të jetë e koordinuar dhe të mos ketë përplasje apo mbivendosje projektesh”. Përfaqësuesit e dikasterit të punës prezantuan iniciativa për hartimin e një ligji integral për paaftësinë, duke kërkuar mbështetjen me asistencë teknike nga donatorët. Ata kërkuan dhe mbështetje për fazën e dytë të projektit të shërbimit të kujdestarisë, një shërbim i ri alternativ që mbështet fëmijët në vështirësi dhe nevojë dhe që aktualisht po pilotohet në qarkun e Tiranës dhe Shkodrës. Zv/ministri Sulka kërkoi mbështetjen e donatorëve edhe për politikat e punësimit në Shqipërië. Ai informoi se për herë të parë dikasteri i punës po realizon një proces vlerësimi të programeve të nxitjes së punësimit, për të përcaktuar efektiviten e tyre dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për ta përmirësuar atë. Donatorët shprehën interes për njohjen më të mirë të politikave dhe strategjive të zbatuara nga ministria e Punës në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe emigracionit duke drejtuar pyetje dhe kërkuar informacion më të detajuar. Ata shprehën gadishmërinë për mbështetje në fushat prioritare, duke vazhduar takimet dhe kontaktet në nivel teknik.
...