Ministria e Shëndetësisë: Aliaj në spitalin grek
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur se gjendja shëndetësore e koreografit Agron Aliaj është nën kontrollin e një ekipi mjekësh nën drejtimin e Prof. Mentor Petrelës. Prej më se dy ditësh Aliaj ndodhet në Pavijonin e Neurokirurgjisë në gjendje të rëndë por të stabilizuar.
Me këtë deklaratë Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Drejtorisë së QSUT i jep përgjigjet letrave që janë botuar në shtyp ditët e fundit të cilat bëjnë apel për të shpëtuar koreografinë e për ta dërguar për mjekim jashtë vendit. Kujdesi ndaj tij ka qenë maksimal si nga drejtoria e QSUT ashtu edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ku kanë ndjekur me vëmendje shëndetin e Prof. Aliaj duke qene në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tij.
E tani bëhet Ministria bën të ditur me kërkesën e familjarëve, pacienti do të transferohet në Spitalin Hygeia për një ndërhyrje ndihmuese në kolonën vertebrale, ndërhyrje të cilën e ka marrë përsipër një profesor grek. Ministria e Shëndetësisë me propozim të Ministrisë së Kulturës do ti paraqesë Qeverisë Shqiptare kërkesën për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e mëtejshëm të profesorit, thuhet në deklaratë.
Agron Aliaj u përplas nga një makinë mbrëmjen e 7 marsit kur sap kishte lënë provat me trupën e baletit në TOB. Pas aksidentit u shtrua në reanimacionin e Spitalit Ushtarak e së fundi është transferuar në reanimacionin e Neurokirurgjisë në QSUT ku edhe vazhdon të jetë. / E.Demo