E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: Shtatë të lënduar nga protesta e sotme, ndihmë mjekësore te Trauma dhe QSUNT

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore katër kalimtarë.

Sipas përditësimit mbi gjendjen shëndetësore, të publikuar në orën 21:00 nga MSHMS, njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.

Aktualisht, në SUT ndodhen dy kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.

Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ditën e sotme janë paraqitur tre qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët: një efektiv policie, një protestues (i mitur), një përfaqësues i medias.

Aktualisht, të gjithë janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

MSHMS bën të ditur se prej 13 tetorit, në total kanë marrë shërbim mjekësor 310 të lënduar, nga të cilët 191 punonjës të Policisë, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›