E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Bebe Rexha solidarizohet me protestën e studentëve në Tiranë, mesazhi i këngëtares për Edi Ramën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shprehur solidaritetin me protestën e studentëve në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

bebe rexha rexha

“Gjenerata e re është e ardhmja”, ka shkruar artistja krahas një videoje ku janë publikuar pamje nga protesta studentore në kryeqytet.

Në videon e shpërndarë shfaqen momente nga përplasjet gjatë protestës, protestues të plagosur, si dhe thirrjet e të rinjve drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për dorëheqje.

bebe rexha protesta (1)

Postimi i këngëtares vjen në një kohë kur studentët dhe qytetarët vijojnë protestat në Tiranë, ndërsa pamjet nga dhuna e ushtruar nga policia ndaj tyre kanë tërhequr vëmendje edhe në rrjetet sociale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›