E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta

TIRANË, 17 shkurt /ATSh/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale reagoi sot, pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, lidhur me spitalin bashkiak të Lushnjës.

MShMS në një reagim publik bën me dije se pamjet dhe deklaratat e fundit për spitalin bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

Sipas MShMS, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

MShMS thekson në njoftim se spitali bashkiak i Lushnjës vijon shërbimet për pacientët në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›