E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/- Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se si pasojë e reshjeve intensive të reshjeve të shiut, në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funar, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, me tendencë për dalje mbi digë.

Bashkia Elbasan, Prefektura e Qarkut Elbasan në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka njoftuar strukturat përkatëse të mbrojtjes civile dhe po merren masat e nevojshme në njësitë administrative Gracen dhe Bradashesh.

Strukturat e Emergjencës Civile në Elbasan po vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin njoftimet zyrtare nga autoritetet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›