Ministria e Shëndetësisë: Tetë të lënduar morën trajtim në QSUNT dhe SUT

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Tetë persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme në Tiranë, sipas informacionit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas njoftimit të MSHMS, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) janë paraqitur një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.
Të gjashtë personat kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë marrë trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias, gjendja shëndetësore e të cilëve raportohet e qëndrueshme.
/e.xh/r.e/