E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar në Traumë gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur Një efektiv policie, Një minoren (15 vjeç) dhe një përfaqësuese e medias.

Në një përditësim të situatës deri në orën 16:00, MSHMS informon se gjendja e tyre është stabël.

Në njoftimin e MSHMS, thuhet se këta persona po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

MSHMS përgënjeshtron kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është i pavërtetë.

“U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”, thuhet në njoftim.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›