E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Transporteve, reklamë kompanisë ajrore që solli falas votuesit e Bashës

Ministria e Transporteve reklamon falas kompaninë ajrore Belle Air. Sot zyrtarisht ky institucion ka publikuar të dhënat në lidhje me fluksin e fluturimeve ajrore. Në njoftim thuhet se viti 2011 ka sjellë një bum rritjesh në numrin e fluturimeve  ajrore nga Shqiperia drejt destinacioneve  të ndryshme të botës, si dhe anasjelltas.

Nëse do ti referoheshim të dhënave  për transportin ajror,  rezulton se  kemi një rritje  prej 23 % të numrit te pasagjerëve  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku numri i pasagjerëve ka qënë  644.914 dhe aktualisht ka  shkuar në 793995 pasagjerë. Rritjen prej një 23 % të numrit të pasagjereve, mund ta përkthejmë si pasojë e shumë faktorëve, ku sigurisht më i rëndësishmi  mbetet, Shqiperia destinacion turistik, tashmë i preferuar nga shumë turistë të huaj, por sigurisht një ndikim ka pasur edhe liberalizimi i vizave,  që i dha mundësin shqiptarëve të udhetonin drejt  të gjithë destinacioneve të botës, thotë njoftimi zyrtar.

Më tutje konstatohet se, përsa i përket numrit të hyrje daljeve  te pasagjerëve,  kemi përkatesisht një rritje prej 25 % te hyrjeve   dhe 22% të daljeve krahasur me nje vit më parë, ku numri i pasagjerëve që kanë hyrë, nga 314734 ka shkuar përkatësisht në 392462, ndësa numri pasagjerëve të dalë nga 330180 ka shkuar në 401533.
Krahas rritjes bombastike të numrit të pasagjerëve, risi tjetër për këtë vit ka qënë edhe  shtimi i destinacioneve të reja të futurimeve, përmendim këtu  destinacionet per në Antalia ku deri vjet ofrohej vetëm me  fluturime charter, nderkohë që këtë vit Shoqëria Ajrore Belle Air vendosi në funksion të pasagjerëve  linjë direkte. Po kështu mund të përmendim linja të të tjera, të reja  me destinacion  Athinën , Barcelonën, Genovën , Londrën, Parisin, Rhodosin dhe  Zurichun. Shtimi i ketyre  linjave të reja ajrore  ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme  udhetimin për në keto destinacine të cilat më parë ofrohenin vetëm me anë të tranzitit dhe jo me linja direkte, nënvizon njoftimi./lajmifundit.com/


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›