E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kosova, në garë se kush dënon më ashpër rregjimet diktatoriale

Shqipëria ishte një nga vendet e para, pas fuqive të mëdha, SHBA-së, BE-së dhe NATO-së, që reagoi për marrjen e Tripolit nga rebelët. Kryeministri Berisha dhe Ministria e Jashtme e përshëndetën me entuziazëm këtë ngjarje.

Vetëm pak minuta më vonë reagoi Ministria e Jashmte kosovare, e cila gjatë ditës së sotme ka dënuar ashpër edhe dhunën në Siri nga Bashar al-Assad.

E ndërsa fuqitë e mëdha shprehen me tone të matura në deklaratat e tyre, dy vendet tona përdorin gjithë metaforat e mundshme kundër këtyre rregjimeve, duke shprehur dashurinë e madhe për popujt dhe lirinë.

Këto deklarata duken qesharake në fakt, pasi përveçse për të shkaktuar humor në Shqipëri dhe Kosovë, nuk i dëgjon kush në botë.

Duhet theksuar se askush nga vendet e Ballkanit nuk ka reaguar me deklarata zyrtare dhe me conference zyrtare për këto zhvillime. Madje, edhe vendet afrikane, ku po ndodhin këto zhvillime, nuk kanë pasur këtë reagim dhe këtë entuziasëm sa është shfaqur nga politikanët tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›