E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Turizmit kundërshton deklaratat e PS

Nje dite pas akuzave te PS lidhur me ecurinë e sezonit turistik të këtij viti, Ministria e Turizmit hodhi poshte deklaratat e selisë rozë, ku sipas keshilltarit të Ministrit, Enton Derraj, për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2012 në vendin tonë ka një rritje prej 155 909 vizitorë të huaj më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
 

Ndërsa përsa i përket prodhimit të brendshëm bruto, Derraj thotë bazuar në të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, Shqipëria pashikohet të ketë për vitin 2012 një rritje prej 5.5 %.
 

Gjithashtu Derraj tha se rritja e numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë lidhet me punën ne drejtim të infrastruktutrës, projektet në përmirësimin e ujësjellës-kanalizimeve dhe projektet e Ministrisë së Kulturës në mbështetje të zhvillimit të turizmit në vend.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›