E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e jashtme italiane: Kujdes në Shqipëri

Situata e rënduar politike paszgjedhore në Shqipëri, e fut vendin tonë në listën e vendeve me probleme. Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtem të Italisë, njësia që kujdeset për qytetarët italianë në udhëtim apo që po bëhen gati të udhëtojnë, iu bën thirrje që të shmangin vendet ku ka grumbullime në Shqipëri.
 

"Për shkak të tensioneve politike që është e karakterizojnë situatën paszgjedhore në Shqipëri, ftohen qytetarët italianët që ndodhen atje ose që do të shkojnë së shpejti, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime. Njoftimet e përditshme për gjendjen e kohëve të fundit në Shqipëri, ku përmenden bllokimet e akseve rrugore dhe protestat, shoqërohen nga ato të rreth 20 vendeve te tjera ku po kalohen gjendje krize si Libia, Tunizia apo Sierra Leone"

Ndërkohë tre ditë më parë Ministri italian i Punëve të jashtme Franko Frattini iu bëri thirrje palëve politike, që marrin pjesë në garën elektorale të tregojnë maturi dhe pjekuri politike në deklaratat dhe veprimet e tyre. Në deklaratën e tij Fratini theksoi se duhet respektuar dhe garantuar siguria e publikut në territorin shqiptar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›