E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministria ruse e Mbrojtjes: Përfundon tërheqja e trupave nga Kherson! Ukraina ngre flamurin në qendër të qytetit

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar këtë të premte se tërheqja e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, që nisi një ditë më parë, ka përfunduar.

Në konferencën e rregullt për shtyp, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin zhvendosur në bregun lindor të Dnieper dhe se tërheqja u përfundua mëngjesin e sotëm në orën 05:00.

Sipas ministrisë ruse,  nuk ka mbetur asnjë gjurmë e pajisjeve ushtarake apo ushtarëve në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin kryeqytetin e rajonit, Kherson, dhe nuk ka pasur humbje të personelit apo pajisjeve gjatë tërheqjes.

Një imazh që qarkullon në rrjetet sociale tregon një flamur ukrainas në qendër të Khersonit.

Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se gjatë tërheqjes së tyre, rusët plaçkitën dhe shkatërruan infrastrukturën, ndërsa vendosën mina në zonat që lanë pas./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›