E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministritë raport para Kuvendit mbi ecurinë e reformave

Në axhendën trejavore të punimeve parlamentare shqyrtimi i Progres Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë do të jetë një program pune për të gjitha komisionet parlamentare.   
     
Sipas kalendarit zyrtar nga zyra e shtypit e Kuvendit, nesër paradite komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani, lidhur me ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, si një nga prioritetet thelbësore të qeverisë në përmbushjen e standardeve integruese.
     
Një tjetër raportim në Kuvend, në kuadër të shqyrtimit të Progres-Raportit 2009, do të jetë ai i Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, para deputetëve të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
    
Progres Raporti i KE-së për Shqipërinë, i publikuar në fund të muajit tetor, informoi qeverinë shqiptare mbi ecurinë e zhvillimeve në vend përgjatë vitit 2008, në procesin e reformave integruese, që lidhen me përmbushjen e standardeve për anëtarësimin në BE.
     
Shqipëria aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin prill.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›