E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjigantja britanike, Çelsi mposht Mançesterin

Golin e vetëm të takimit dhe të fitores për londinezët e shënoi kapiteni Xhon Terri në minutën e 76-të. Me këtë fitore Çelsi shkëputet me 5 pikë nga Mançesteri dhe Arsenali, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Në pjesën e parë vendasit e drejtuar nga Ançeloti tentuan disa herë me anë të Ivanoviç, Anelkas dhe Drogbasë, por në disa raste portieri i kampionëve, Van der Sar nuk lejoi prekjen e rrjetës së tij. Edhe Mançesteri tentoi disa herë, ku për t’u veçuar është një rast i humbur nga Gigs dhe një penallti e pretenduar nga Antonio Valencia.

Sulmet do të vazhdonin edhe në pjesën e dytë, por vetëm Xhon Terri arriti të gjejë rrugën e rrjetës duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Çelsi qëndron në krye me 30 pikë, ndërsa Arsenali dhe Mançesteri me nga 25 pikë. Javën e ardhshme Çelsi do të presë modestët e Volverhemptonit, ndërsa Mançesteri do të presë Evertonin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›