Ministrja Koçiu: Mbulimi universal shëndetësor përparësi absolute e politikave për shëndetësinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socile, Albana Koçiu ka deklaruar se mbulimi universal shëndetësor, është përparësi absolute e politikës qeveritare për shëndetësinë.
Ministrja tha se buxheti i ri i 2024-ës për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale do të mbështesë më shumë vizita në kujdesin parësor tek mjeku i familjes, më shumë ekzaminime laboratorike, kontrolle mjekësor bazë Check-Up, vaksinime, depistime të shikimit dhe kujdesit dentar për fëmijët.
Në vëmendje janë dy programet madhore të depistimit kombëtar të Kancerit të Gjirit dhe atë të Qafës së Mitrës që janë dy shkaqet kryesore të vdekshmërisë së parakohshme tek gratë.
/ rtsh.al /