E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri kroat i mbrojtjes plagoset rëndë në një aksident rrugor

Ministri kroat i mbrojtjes është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor, ku një tjetër person ka humbur jetën. 

Aksidenti ndodh rreth orës 6 të këtij mëngjesi në një rrugë në lindje të vendit. Ministri Mario Banozic, 44 vjec, ishte duke drejtuar makinën e tij kur u përplas me një furgon. Drejtuesi i furgonit ndërkohë ka humbur jetën.  

“Shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e personit që u vra”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë Marko Milic në platformën X, ish twitter,. Ai tha se pavarësisht se Banozic kishte marrë plagë të rënda, ai nuk ndodhej në rrezik për jetën.  

Ministria e mbrojtjes ndërkohë tha se kishte filluar një hetim për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur ekzaktësisht. 
 

Gazetare Elda Pepa

       
/ rtsh.al / 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›