E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministrja Koçiu takon ambasadoren e Greqisë, bashkëpunim në fushën socio-shëndetësore

Shqipëria dhe Greqia janë zotuar të forcojnë bashkëpunimin mes institucioneve homologe të shëndetit publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, priti të hënën ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamici (o. Kamitsi).

Dy zyrtaret e larta nënvizuan rëndësinë e marrëdhënieve miqësore mes dy qeverive.

“Diskutuam për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës midis institucioneve homologe të shëndetit publik dhe atë të mbrojtjes sociale si dhe për projektet e ardhshme në fushën universitare, në kuadër të programeve rajonale.

Folëm edhe për intensifikimin e mëtejshëm të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën socio-shëndetësore,” njoftoi ministrja Koçiu në rrjetin social “Facebook”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›