Tre breza kovaç/ Tonini prej 63 vitesh punon në zanatin që po humbet

Ky është Tonin Marpali i cili që në moshën 14- vjeçare punon kovaç në punishten të cilën e ka të trashëguar nga të parët e tij
Dikur zanatet trashëgoheshin brenda familjes, thotë Tonini, djali mësonte nga babai, nga gjyshi, e kështu ndër breza.
Megjithëse në moshën 77-vjeçare ai vijon të punojë me pasion. Mjeshtri, tregon për këtë zanat kaq të lashtë e kaq të domosdoshëm edhe në ditët e sotme, ku me punën e tij u vjen në ndihmë si bujqve deri te zbukurimet e ballkoneve.
“ Unë i bëj të gjitha veglat bujqësore edhe mekanike. Kam 63 vjet që punoj por, me kaq vite e mëson mirë dhe nuk të duket e rëndë”, tregon ai.
Sot asnjë i ri nuk zgjedh të marrë këtë profesion madje Tonini tregon se edhe dyqanin tij 150 vjeçar e ka nxjerrë në shitje pasi vitet nuk e lejojnë të punojë edhe shumë gjatë në këtë zanat. “I duket zanat i rëndë por ëhstë art”, shprehet Tonini.
/rtsh.al/