Ministrja Manastirliu uron me rastin e Krishtlindjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar ditën e krishtlindjes për të gjithë shqiptarët duke shprehur falenderime dhe mirënjohje për punën e profesionistëve të shëndetit dhe punonjësve të përkujdesit social, në kohët e vështira të pandemisë së COVID 19. “Ta mbrojmë jetën dhe të sigurojmë që e nësermja të jetë më e sigurt dhe më e mire” shprehet zonja Manastirliu, përmes një videomesazhi. “Të dashur profesionistë të shëndetit, në shërbim të misionionit që keni zgjedhur, sakrifikoni pa reshtur kohën që mund të kalonit me njerëzit e dashur dhe familjen, për të shërbyer pa orare për ata që kanë nevojë për kujdesin tuaj. Në një kohë kur çdokush mblidhet të festojë me njerëzit e dashur, ju jeni edhe sot duke shërbyer me profesionalizëm dhe dhembshuri në shërbimet tona spitalore sikurse do të jeni në gatishmëri gjatë festave të këtij fundviti.
“Sot i jam pranë veçanërisht fëmijëve dhe familjeve të heronjve tanë, heronj të cilët sakrifikuan në mbrojtje të shëndetit të të tjerëve. Mirënjohja jonë mbetet e pakufishme dhe amanetin e prindërve tuaj, për t’iu qëndruar pranë fëmijëve dhe familjeve, do ta përmbushim deri në fund” shprehet ministrja Manastirliu. Duke e konsideruar një vit sfidues për profesionistët e shëndetit vitin e ardhshëm ajo thekson se vaksinimi është një akt dashurie në mbrojtjes të jetës.