E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja e Integrimit, shefe e ekipit negociator të MSA-së

PRISHTINË- Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, do të jetë Shefe e Ekipit Negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Në përbërje të ekipit do të jenë edhe një pjesë e mirë e anëtarëve të kabinetit qeveritar të Kosovës. Ekipi negociator do të këtë mandat të udhëheqe negociatat në nivel politik dhe të ofrojë kornizë të qartë politike për negociatat teknike.

Ministrja Çitaku deklaroi sot se “qëllimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociimit është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtaresimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian”, tha ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›