Një sallatë që shton dëshirën për seks
TIRANE-Një sallatë e përzier, me elementë të veçantë, propozohet së fundmi nga seksologët si receta më efikase për të pasur sukses në shtrat, duke ua kaluar edhe tabletave si Viagra apo Cialis.
Sallata është e pasur me vitamina dhe minerale, prandaj edhe shfaqet e shkëlqyer për muskujt dhe ndihmon qarkullimin e gjakut, e për këtë arsye ajo ndihmon edhe një akt seksual perfekt.
Thuhet madje se ajo preferohej edhe nga vetë Jul Çezari, në kohën kur nuk ishin shpikur lëndët që përdorim në sallatat e sotme.
Elementët e saj kryesorë janë misri, i cili përmban një aminoacid të veçantë që përforcon erotizmin; erëzat djegëse, që përveç të qenit të dobishme për muskujt e zemrës, stimulojnë edhe prodhimin e endorfinës, substancë kjo që lufton dhimbjen dhe që jep një ndjenjë të mirë euforie dhe eksitimi; hudhra, e cila është e pasur me vitamina A, B, C, H, PP, kripëra minerale, jod, squfur, që konsiderohen stimulues të fuqishëm prej mijëvjeçarësh.
Përbërësit e sallatës: misër, selino, spec, vaj ulliri, qepë, hudhra, karafil.
(d.b/BalkanWeb)