Mino Raiola ka vdekur, e konfirmon familja: Ai luftoi deri në

Lotë në botën e futbollit që mban zi për vdekjen e Mino Raiola, agjentit të Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli dhe Paul Pogba ndër të tjera. Familja njoftoi vdekjen e 54-vjeçarit, pas thashethemeve të shumta të ditëve të fundit dhe lajmit për vdekjen e tij i cili më pas u përgënjeshtrua: “Me dhimbje të pafund njoftojmë vdekjen e Minos, prokuratorit më të jashtëzakonshëm. Ai luftoi deri në momentin e fundit me të gjitha forcat e tij dhe na bëri edhe një herë të krenohemi me të pa e kuptuar”.
Me këto fjalë familja Raiola njofton vdekjen e agjentit në profilin e tyre në twitter me një postim të gjatë të shoqëruar me një foto të Raiolës kur ishte i ri. “Mino luftoi deri në momentin e fundit me të gjitha forcat – vazhdon postimi – ashtu siç bëri për të mbrojtur lojtarët dhe na bëri sërish krenar pa e kuptuar. Mino ishte pjesë e shumë lojtarëve dhe shkroi një kapitull të pashlyeshëm në historinë e futbollit modern”.
“Do të na mungojë përgjithmonë – shton familja -, projekti i tij për ta bërë botën e futbollit një botë më të mirë për lojtarët do të realizohet me të njëjtin pasion. Falenderojmë sinqerisht ata që na kanë qenë pranë dhe kërkojmë nga të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes dhe miqve në këtë kohë dhimbjeje të madhe”.