28 vjet pritje, Tirana rikthehet kampione

28 vjet pritje, ndërsa Tirana për herë të dhjetë është kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në një maratonë loje prej gati dy orësh, bardheblutë kanë dalë fitues 3-2 në ndeshjen e katërt, që është luajtur në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Fllakës. Ndoshta fitorja për bardheblutë mund të ishte më e lehtë, sepse kanë fituar dy sete njëherazi me të njëjtin rezultat, 25-23.
Erzeni reagon dhe fiton setin e tretë 25-21. E më pas i katërti është më i lehtë për shijakasit, të cilët triumfojnë 25-15. Në finale, Tirana më e freskët, që fiton 15-13 dhe krejt 3-2. Për kapitenin e bardhebluve, Ervin Çali, gjithçka ka qenë fryt i një pune të vazhdueshme që ka bëra skuadra në stërvitje, ndërsa Tiranën ky ishte trofeu i katërt i sezonit.
Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, dhe sekretari i përgjithshëm, Albens Vokopola, kanë dorëzuar medaljet dhe kupën për Tiranën kampione për sezonin 2021-2022, si dhe për Erzenin si nënkampione e Shqipërisë. E më pas festa e gjitha për bardheblutë e Arben Sakos.
Përfundimi i kampionatit të meshkujve është vlerësuar dhe nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, ndërsa tanimë do të jetë radha e femrave për të mbyllur sezonin 2021-2022.