E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minohet dialogu per paqe Izrael-Palestine

1200 banesa të reja më Cisjordani dhe në Jeruzalemin lindor. Vendimi më i fundit i ministrit izraelit për planifikimin ka nxitur protesta jo vetëm nga ana e palestinezëve por edhe kritika brenda qeverisë së Netaniaut të cilët e kanë cilësuar si një pengesë më shumë në bisedimet për paqe.
Disa ditë para rifillimit të dialogut autoritetet kombëtare palestineze denoncojnë përpjekjen për kolonizimin e territoreve të pushtuara.
Rreth 800 banesa do të ndërtohen në Jeruzalemin lindor, duke tejkaluar Linjën jeshile të vendosur në 1967-ën.
Zëdhënësi i kryeministrit izarelit ka justifikuar këtë vendim me faktin se në 15 vitet e fundit ato territore janë konsideruar gjithnjë si të Izraelit.
Takimi i radhës është parashikuar të mbahet në Jeruzalem.
Presidenti palestimez Mahmud Abas i cili skishte pranuar të rifillonte bisedimet nëse nuk do të ishin pezuluar ndërtimet ka ndërruar qëndrim pas lirimit nga ana e Izraelit të 100 të burgosurve palestinezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›