E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minoritaret, jo ne zgjedhjet e parakohshme serbe

Serbet e veriut te Kosoves nuk duhet te lejohen te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbise. Keshtu ka deklaruar dje ministri i Jashtem gjerman, Frank Steinmeier, pas takimit te ministrave te Jashtem te BE-se. Ai ka argumentuar, se ky grup popullsie i perket shtetit te Kosoves, ndersa ne Beograd presupozohet, qe teorikisht zgjedhjet duhet te zhvillohen ne te gjithe territorin e Kosoves sepse, sipas tyre, ky eshte territor serb. "Nje gje e tille mund beje, qe ne pergatitje e siper te zgjedhjeve te shkallezohen tonet nacionaliste, duke tentuar serish per te arritur ne veri te Kosoves, ku padyshim arrin krahu i zgjatur serb", ka thene Steinmeier. Veriu i Kosoves i banuar kryesisht nga serbe e refuzon bashkepunimin me qeverine ne Prishtine.
Deri tani qeveria serbe i ka hedhur poshte te gjitha ofertat per Kosoven. Ketij pozicioni ajo do t´i permbahet deri ne zgjedhjet e 11 majit, beson ministri Steinmeier. Ai shtoi se BE do te ishte e gatshme per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, megjithese i kerkuari per krime lufte ish-gjenerali Mladic ende vazhdon te jete i lire.
Nderkohe ne Kosove ka nisur punen misioni i policise dhe i drejtesise me rreth 20 punonjesit e pare. Kontingjenti i BE-se gjate kater muajve te ardhshem do te rritet ne 1800 punonjes, qe do te zevendesojne administraten e deritanishme te UNMIK-ut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›