E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria ka ne dore hyrjen ne BE"

Fati i Kosoves drejt Bashkimit Evropian, do te varet teresisht nga puna e Qeverise se Kosoves. Shefi i zyres se Komisionit Evropian, Renco David, ka prezantuar dje ne Prishtine, ku dhe sa do te investoje KE ne Kosove. "Instrumenti para anetaresim quhet projekti qe do te ndihmoje Kosoven ne rrugen drejt Integrimin drejt BE-se, tha David. Ai thekoi se "fati i Kosoves drejte BE-se do te varet teresisht nga puna e Qeverise se Kosoves e jo nga misioni i BE-se".
Kosova do te perfitoj rreth 125 milione euro gjate vitit 2008, nga instrumenti i para anetaresimit ne BE. Kosova eshte bere pjese i ketij instrumenti nga themelimi i tij, ne vitin 2007. Shuma qe do te fitoje Kosova deri ne vitin 2010 nga ky instrument eshte 326 milione euro, mjete qe do te shfrytezohen ne ndertimin e kapaciteteve per institucionet e Kosoves.
Shefi i zyres se Komisionit Evropian ne Prishtine, Davidi, eshte ndalur dhe ne detajet e investimeve: "Prioritet do te jete fusha e sundimit te ligjit, procesi i kthimit si dhe fusha te tjera te cilat ndikojne drejtperdrejt ne ngritje te kapaciteteve te Institucioneve te Kosoves per ndertim te nje shoqerie demokratike dhe me perspektive per te gjithe". Ne kete pike, ai kerkoi qe "institucionet e Kosoves ta kene te qarte se fati i integrimit te Kosoves drejt Evropes varet teresisht nga puna e tyre".
Ne kete kuader, reagimi i qeverise se Kosoves ka qene i shpejte. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se Kosova synon qe brenda tri viteve te ardhshme te jete ne hapat e fundit drejt anetaresimit perfundimtare ne Unionin Evropian.
"Shume shpejt do te bejme kerkesen per te nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit. Kjo marreveshje ka per qellim ne radhe te pare qe t'i plotesojme kriteret e kerkuara nga Unioni evropian dhe filozofia e qeverise ne radhe te pare bazohet qe anetaresimi i Kosoves ne BE te behet si shoqeri konkurrente", tha Kuci. Ne kete pike ai beri te qarte per zyrtaret evropiane se anetaresimi ne BE nuk eshte nje kerkese per meshire e Kosoves, "por bazohet ne kapacitetet tona qe nuk jane te pakta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›