E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Minutat e fundit para daljes në skenë, Albina dhe Familja Kelmendi emocione pas kuintave

Albina dhe Familja Kelmendi po përgatiten për performancen e tyre ne gjysmëfinalen e Eurovision 2023.

Midis provës se veshjesh dhe të këndimit, rregullimit të detajeve të fundit, Albina ka postuar në profilin e saj në instagram emocionet e fundit pas kuintave para performancës.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” me numrin 14 dhe  mund të kalojë garën për në natën finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe më gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›