Minutat e fundit të Ozil në Real!!

Mesaut Ozil ndoshta i ka luajtur minutat e fundit të tij në Real Madrid. Ylli turko-gjerman është zëvëndësuar dje në ndeshjen ndaj Granadës duke i liruar vendin brazilianit, Casemiro.
Ozil është parë shumë i pakënaqur me këtë zëvëndësim duke mos u ndalur në pankinë për të shkuar drejt në zhveshtore.
Sipas disa mediave, Ozil mund të jetë lojtar i ri i Manchester United në 48 orët e ardhshme. Ozil thuhet se do të jetë lojtari i parë që do të largohet pas blerjes së Bale.