E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG, 40 milion euro për Pedron

Shtypi spanjoll shkruan se në zyrat e financave të Barcelonës është paraqitur një ofertë 40 mln Euro për sulmuesin Pedro Rodriguez, ofertë që mban vulën e Paris Saint Germain.

I kontaktuar menjëherë nga Marca, sulmuesi që ka edhe 3 vjet të tjera kontratë me katalanasit nuk është i interesuar, far për ndonjë klub tjetër. “Mendoj vetëm për të fituar me Barcelonën, por jam krenar që klube të mëdha interesohen për mua.”

Në këto ditë të fundit të merkatos do të jetë e vështirë që Pedro të largohet sepse Barcelona do ta kisha akoma më të vështirë të gjente një zëvendësues të kalibrit të tij në kaq pak ditë./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›