Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme – Presidentja Osmani takim me liderët e partive për të vendosur datën

Një ditë pas dështimit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë e re, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po diskuton me liderët e partive parlamentare për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në takim morën pjesë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, kreu Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Gjithashtu të pranishm ishin kreu i Nismës Fatmir Limaj dhe kryetarët e dy partive Guxo dhe Alternativa Faton Peci e Mimoza Kusari-Lila. Edhe liderët e partive të komuniteteve joserbe morën pjesë në takim me Osmanin.
Të mërkurën, Glauk Konjufca, i mandatuari i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, ngjashëm si paraardhësi i tij Albin Kurti, nuk arriti të zgjidhej kryeministër, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Para takimit, liderët e PDK-së dhe AAK-së deklaruan se si datë për zhvillimin e këtij procesi preferonin 21 dhjetorin ose 11 janarin.
Gazetare: Vjollca Zhari
/rtsh.al/