Miq dhe kolegë i japin lamtumirën poetit Pano Taçi
Është nderuar me homazhe në ambjentet e Teatrit Kombëtar një nga emrat më të spikatur të letërsisë shqiptare, Pano Taçi. Pas një sërë vuajtjesh, burgimesh dhe internimesh, poeti i madh u nda nga jeta në moshën 83 vjecare nga një sëmundje të rëndë, duke lënë një boshllëk të madh me penën e tij.
Personalitete, miq dhe kolegë kanë nderuar figurën e Pano Tacit dhe i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Pano Taçi fatkeqësisht në pjesën më të madhe të kohës ka përjetuar përndjekjen dhe persekucionin e diktaturës komuniste. Vetëm pas viteve `90, ai nisi të botojë serinë e veprave të tij poetike, të cilat u vlerësuan lartë nga lexuesi dhe kritika letrare.
Krijimtaria e tij poetike zë një vend të nderuar në vlerat më përfaqësuese të letërsisë shqipe, duke i dhënë kësaj të fundit më shumë identitet dhe fizionomi artistike dhe kombëtare.