E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesore Brazili mposht Portugaline

Brazili mundi Portugalinë me rezultatin 3-1 në një ndeshje miqësore ku shkëlqeu Neymar, autor i një goli të bukur dhe një asisti.

Neymar shmangu tre kundërshtarë për të shënuar golin e dytë të ndeshjes, ndërsa më parë kishte krosuar nga goditja e këndit në golin e shënuar me kokë nga Thiago Silva. Sulmuesi Jo rrumbullakosi fitoren e Brazilit në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Portugalia kishte kaluar në avantazh me anë të Raul Meireles pas një gabimi në mbrojtje të Maicon. Takimi u zhvillua në Foxborough, një qytet pranë Bostonit (SHBA). Mungesa e madhe e kësaj miqësoreje luksi ishte Cristiano Ronaldo, i dëmtuar pas fitores së kombëtares së tij me Irlandën e Veriut. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›