Miqësore Shqipëri- Spanjë? Bisedime mes federatave

Presidenti i Federates Spanjolle te futbollit Angel Maria Villar Lona eshte shprehur se ekziston mundesia e nje ndeshjeje miqesore mes kombetares se Spanjes dhe asaj te Shqiperise. I pranishem ne Asamblene Zgjedhore te FSHF-se, Villar ka bere te ditur se ka biseduar me homologun e tij Duka per mundesine e organizimit te nje takimi te tille, por ende nuk eshte caktuar nje date e sakte.
“Kam biseduar gjithmone me zotin Duka per mundesine e nje ndeshjeje te tille. Sigurisht kemi deshira, por realizimi varet edhe nga stafi teknik. Megjithate, mund te them, pse jo nje ndeshje e tille mund te realizohet” tha Villar Lona.
Angel Maria Villar Lona, i cili eshte dhe zevendespresident i FIFA_s dhe UEFA-s ka pershendetur Asamblene Zgjedhore te federates shqiptare, duke e cilesuar ate si model.
“Pashe nje asamble te organizuar ne menyre te shkelqyer, te lire dhe demokratike. Jam suerprizuar vertet dhe do te kthehem ne shtepi me pershtypjet me te mira. Kisha informacione se futbolli ne Shqiperi do te kalonte nje proces te rendesishem, por nuk besoja kurrsesi ne gjithe kete fair-play” tha Villar Lona.
Presidenti i Federates Spanjolle te Futbollit ndodhej ne Shqiperi si i deleguari i UEFA-s per te vezhguar zgjedhjet ne FSHF.
Nertan Prifti