Wenger dëshiron Chelsean ose United për kundërshtar
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron një ndeshje 'hakmarrëse' ndaj Manchester United ose Chelseat në Ligën e Kampionëve, pasi topçinjtë dje u kualifikuan për në çerekfinale të garës evropiane.
Arsenali eliminoi Porton në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 5-0 në Emirates Stadium dhe u kualifikua më tej me rezultat të përgjithshëm 6-2.
"Kam një parandjenjë dhe ndoshta është e mirë për ne që të luajmë me një ekip nga Anglia (në fazën e ardhshme). Nuk kemi luajtur mirë ndaj Chelseat dhe Manchester United këtë vit, andaj do të mund të kemi një rast të mirë të tregojmë se mund të luajmë mirë kundër tyre", ka shtuar francezi.