Miqësore, Shqipëria triumfon ndaj Turqisë në Futsall

Kombëtarja shqiptare në futsall ka fituar 4-2 ndaj Turqisë miqësoren e dytë të zhvilluar në Tiranë!
Shqipron Brahimi hapi serinë e golave, Ermir Kryeziu realizoi dopietë, ndërsa Qendrim Bakia kontribuoi me një tjetër gol për fitoren e Kombëtares.
Ndeshjen e parë që u luajt ditën e djeshme e fitoi skuadra turke me rezultatin 7-3.