E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore/ Skënderbeu mposht Kukësin, barazon Flamurtari

Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-1 miqësoren përballë Kukësit, që është luajtur ditën e sotme në Korçë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, por korçarët kanë humbur një 11-metërsh në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë Shaqe kalon në avantazh vendasit, ndërsa Valichkovski shënon golin e dytë për Skënderbeun pak minuta më vonë. Kukësi ngushton shifrat me Demirçanin, por nuk arrin që të evitojë humbjen në këtë miqësore.

Edhe Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e sotme. Vlonjatët kanë barazuar 1-1 përballë Vëllaznimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›