Ministrja e Jashtme e Jemenit dhe i Dërguari Special i OKB-së diskutojnë sulmet e Houthit në Detin e Kuq

Ministrja e Jashtme e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, Afrah Alzouba, ka diskutuar situatën politike dhe humanitare në Jemen me të Dërguarin Special të Kombeve të Bashkuara, Hans Grundberg. Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Jemenit.
Gjatë takimit virtual, Alzouba theksoi se sulmet e Houthit ndaj anijeve tregtare kërcënojnë lundrimin ndërkombëtar në Detin e Kuq, Bab el-Mandeb dhe Gjirin e Adenit. Ajo akuzoi grupin e mbështetur nga Irani se po përdor Jemenin për të nxitur përshkallëzimin e konfliktit në rajon.
Ministrja gjithashtu kërkoi rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Houthive, që ata të angazhohen seriozisht në përpjekjet për paqe.
Nga ana e tij, i Dërguari Special Grundberg rikonfirmoi rëndësinë e parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës rajonale dhe të përparimit të një procesi politik të drejtë e gjithëpërfshirës, që do të sjellë siguri dhe stabilitet në Jemen.
/rtsh.al/