E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore/ Teuta mposht me goleadë Kukësin, Vora fiton ndaj Flamurtarit

Ndonëse kampionatet janë pushim për shkak të pauzës së kombëtareve, skuadra e Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë vazhdojnë punën për të qenë në formën optimale kur të rikthehen në aktivitet.

Teuta ka mposhtur 5-0 Kukësin në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”. Pedro, Wotali, Kallaku, Umejiego dhe Daci shënuan për durrsakët në këtë miqësore.

Vora dhe Flamurtari janë përballur në një ndeshje miqësore në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë. Skuadra e Bellait ka fituar këtë sfidë me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë në portën e vlonjatëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›