E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miqësorja Gjibraltar-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjibraltarin, në ndeshjen miqësore, të parën në histori mes dy ekipeve.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët të dy kombëtareve. Silvinjo ka surprizuar me titullarët, duke e nisur me shumë ndryshime.

Në portë do të jetë Dajsinani, ndërsa në mbrojtje janë Hysaj, Kacurri, Kumbulla dhe Aliji.

Në mesfushë janë Pajaziti, Berisha dhe Bajrami, ndërsa në sulm, Broja, Daku e Asani.

Pas pesë ditësh Kombëtarja ka një përballje shumë delikate dhe shumë të rëndësishme, pasi dueli kundër Letonisë vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Trajneri Sylvinho nuk do ketë të gatshëm për këto ndeshje, të dëmtuarit Ylber Ramadani, Ernest Muçi dhe Elhan Kastrati, ndërsa goditja më e madhe ishte braktisja e Kombëtares nga Adrian Bajrami dhe kalimi i tij te Zvicra.

Për të zëvendësuar emrat më sipër, Sylvinho afroi në ekip Simon Simonin, Enis Çokajn, Maldini Kacurrin dhe Cristian Shpendin.

Një treshe arbitrash nga Uellsi, me kryesor Aaron Wyn Jones dhe ndihmësa Daniel Beckett e Harry Hendricks do të drejtojnë ndeshjen, ndërsa arbitër i katërt është vendosur Jason Barcelo nga Gjibraltari.

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjibraltar: Banda, Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, Del Rio, De Barr.

Shqipëri: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Pajaziti, Berisha, Bajrami, Broja, Asani, Daku. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›