E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësorja, Hollanda "shkatërron" Ganën

Hollanda provon forcën kundër Ganës, në testin sigurisht të vlefshëm për skuadrën e teknikut Bert van Marvijk, kur kundërshtar në grupin E për Kupën e Botës do të ketë skuadrën afrikane të Kamerunit. Tulipanët janë imponuar 4-1 dhe është Dirk Kuyt që hap serinë e golave, pas 30 minutash lojë. Goditja e Van Persit bllokohet nga Kingston, por sulmuesi i Liverpool e dërgon topin në rrjetë. Gana pëson edhe golin e dytë në minutën e 73. Rafael van der Vaart i lancuar nga një poasim inteligjent i Mark van Bommel, mposht me një goditje të saktë Kingson.

E megjithatë për Hollandën, mbrojtja duket se vazhdon të mbetet pika delicate. Një hezitim mes Mathijsen dhe Giovanni Van Bronckhorst lejon Asamoah të ngushtojë diferencën 5 minuta më pas. Nuk e vë në diskutim fitoren Hollanda, sepse Uesley Sneijder rivendos sigurinë me golin e tretë. Spektakolar koordinimi i fantazistit të Inter, pas krosimit nga goditja e këndit e Van der Vaart, në minutën e 80. nuk mund të mungonte firma e Van Persie në këtë ndeshje. Sulmuesi I Arsenal shënon me 11 metërsh golin e katërt dhe të tretin në dy ndeshjet e fundit. Hollanda do të luajë të shtunën kundër Hungarisë ndeshjen e fundit përgfatitore, përpara se të fluturojë drejt Afrikës së Jugut, ku do të ndeshet me Danimarkën në 14 qershor, e më pas me Japoninë dhe Kamerunin në Grupin E.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›