Zhgënjen Kameruni, humb me Portugalinë

Kameruni zhgënjen totalisht në provën e fundit përpara Kupës së Botës, duke humbur 3-1 përballë Portugalisë, në një ndeshje ku edhe sulmuesi i Inter, Samuel Eto'o, është ndëshkuar me karton të kuq. Nuk e ka patur të vështirë Portugalia të gjejë fitoren me dy gola të Raul Meireles dhe një të shënuar nga Nani.
Skuadra e Carlos Queiroz ka kaluar në avantazh në minutën e 32, pas një asist të Simao Sabrosa. Eto'o, nën presionin e kritikave dhe kërcënimeve për të mos qenë pjesë e Kamerunit në Kupën e Botës për shkak të formës së dobët, nga ish-sulmuesi i afrikanëve, Roger Milla, është dënuar për lojë të rrezikshme, në një contrast për topin me mbrojtësin Duda, pak caste më vonë.
Portugezët kanë dyfishuar shifrat menjëherë pas rifillimit të lojës, kur Nani shërben për Meireles. Befasohet portieri Carlos Kameni, por Kameruni duket se mund të bëjë dicka në minutën e 69. Uebo godet saktë me kokë, pas krosimit të Assou-Ekoto, por llogaritë i mbyll Nani me golin e tretë në minutën e 81, me një veprim elegant, pasi assist të Cristiano Ronaldos. Portugalia konfirmon momentin e mirë dhe tashmë Brazilin dhe Bregu i Fildishtë, kundërshtarët e Portugalisë, janë të paralajmëruar.
Eno Skarço < I mëparshmi